Nëna e Drenushës në Big Brother, godet Atillën: S’ka lejuar që fëmijët të vijnë sonte këtu

Nëna e Drenushës në Big Brother, godet Atillën: S’ka lejuar që fëmijët të vijnë sonte këtu

Drenusha Latifi është befasuar prime-in e sotëm nga nëna e saj, takim ky që ngjalli lot dhe emocione tek ish-missi.

Por, në një moment, nëna e Drenushës i tha se ish-bashkëshorti i saj, Atilla Kardesh nuk ka lejuar që fëmijët të vijnë sonte në BBVK.

“Unë e kom bo kërkesën tek qendra sociale, Atilla nuk ka dashtë sonte me i pru fëmijët, pasi nuk dëshiron që fëmijët me i ekspozu. A vetë don me u ekspozu, e me u bë i famshëm”, i thoshte e ëma e Drenushës.

Në një moment u kuptua se nëna e ish-missit kishte pezulluar ardhjen në Big Brother VIP Kosova, me të vetmen arsye që të vinte po ashtu me fëmijët.

“Arsyeja ka qenë se ai nuk don me i ekspozu në Big Brother. A fëmijët duhet me nejt mos me e pa mamin e vetë, nuk është e lehtë, duhet me i kuptu edhe ndjenjat e nënës edhe ai”, deklaroi ajo mes tjerash.

Nëna e Drenushës gjithashtu pohoi se gjendja e fëmijëve është mirë dhe se i sheh çdo ditë.

Shpërndaje në: