Nëna e CR7 gjatë festës së titullit te Sportingu: Do të flas me të, do ta rikthej këtu
Sporting CP u shpall kampion i Liga NOS të martën mbrëma, por ky nuk është lajmi i vetëm i mirë për ‘Luanët’.
Cristiano Ronaldo është një prej futbollistëve më të famshëm që ka dalë nga akademia dhe nëna e tij, Dolores Aveiro, një fanse e flaktë e Sportingut, e bëri të qartë gjatë festës së titullit se ajo do të mundohet ta kthejë sulmuesin e Juventusit në klub, transmeton Periskopi.
”Do të flas me të [Cristianon] për ta rikthyer,” tha Dolores Aveiro nga ballkoni i saj, derisa foli me fansat e Sportingut që kishin filluar festën rrugëve.
36-vjecari ka edhe një vit të mbetur në kontratën e tij te Juventusi, por ai ka qenë i lidhur me largim këtë verë, teksa Sportingu është përmendur si destinacion potencial. /Periskopi.com/
? Dolores Aveiro, madre de @Cristiano, en la celebración del título de liga del @Sporting_CP
?“Voy a ir a Turín y voy a hablar con él. El año que viene jugará en el Alvalade, le convenceré y volverá”pic.twitter.com/7Ryv9bI1Qe
— El Partidazo de COPE (@partidazocope) May 13, 2021