Nëna i dha kanabis djalit që po vdiste nga kanceri, e pabesueshme çfarë ndodhi pastaj

Nëna i dha kanabis djalit që po vdiste nga kanceri, e pabesueshme çfarë ndodhi pastaj

Një çift britanik ia arriti që të shpëtonin djalin e tyre adoleshent, me një kurë jashtë protokollit mjekësor.

Në vitin 2013, i riu Deryn Blackwell ishte 14 vjeç dhe mjekët e nxorën nga spitali për të vdekur në shtëpi. Blackwell ishte diagnostikuar me dy forma të kancerit dhe shpresa për të thuajse nuk ekzistonte.

Kështu, në vitin 2010, kur ishte 10 vjeç u diagnostikua me leuçemi. 18 muaj më vonë, atij iu tha se kishte edhe një kancer sekondar, jashtëzakonisht i rrallë i qelizave sarkomë e Langerhansit.

Vetëm 50 raste janë regjistruar dhe vetëm 5 njerëz në botë aktualisht e kanë këtë sëmundjes. Por, askush nuk e gjeti dot pse këto dy kancerë të kombinuar, duke e bërë Deryn, unik; një djalë në 7 miliardë njerëz.

Deri në vitin 2013, gati 4 vite trajtim në spital, e vetmja gjë që donin ishte lehtësimi i dhimbjeve, ndërsa besonin se fëmija kishte arritur në fund të jetës. Ashtu si çdo nënë në këtë botë, edhe nëna e Deryn ishte e dëshpëruar për të gjetur diçka për t’i lehtësuar dhimbjet të birit.

Ajo thotë se kishte kërkuar për orë të tëra në internet për të gjetur një qetësues, dhe arriti tek substanca e quajtur Bedrocan, një qetësues me bazë kanabisin, i cili nuk gjendej në Britani.

Pas konsumimit, djali filloi të bëhej më mirë që prej asaj kohe dhe sot është gjallë. Prindërit e 17 vjeçarit besojnë se kanabisi i rriti atij sistemin imunitar dhe i shtoi shanset për të jetuar. Nëna e tij, Callie Blackwell, ka zbuluar historinë e tij befasues në një libër të ri.

Shpërndaje në: