Nën tingujt e “Pintave”, Dua Lipa bën postimin e rrallë në shqip: A ma mirë ktu a atje?

Nën tingujt e “Pintave”, Dua Lipa bën postimin e rrallë në shqip: A ma mirë ktu a atje?

Këngëtarja kosovare me famë botërore, Dua Lipa po kalon disa ditë pushimi në Shqipëri. 

Përmes një postimi në Instagram ku ka ndarë disa foto nga bregdeti, ylli i popit duket se është duke shijuar bukurinë natyrore të vendit, në një nga plazhet e jugut.
Postimin në instagram ajo e ka shoqëruar me një fjali në shqip “A ma mirë ktu a atje”, deri sa shihet duke u argëtuar nën tingujt e këngës “Semafori”,  të reperëve kosovar Mc Kresha dhe Lyrical Son.

Thuajse çdo sezon veror, këngëtarja shkon në Shqipëri për të kaluar disa ditë pushimi./Periskopi

Kliko këtu për ta shikuar videon e Dua Lipës: https://www.instagram.com/p/CvRw6aqMaua/?igshid=MzRlODBiNWFlZA==

Shpërndaje në: