Nën kërcënimin e armëve plaçkitet banka në Zubin Potok – vidhen mbi 90 mijë euro
Tre persona të maskuar me armë automatike e kanë grabitur një bankë në Zubin Potok, ku kanë vjedhur mbi 90 mijë euro.
Rastin për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësi për rajonin e Mitrovicës së Veriut, Branislav Radoviq.
Radoviq ka thënë se janë vjedhur 10 milionë dinarë (84 mijë e 915 euro) dhe 6 mijë euro.
Tutje, ai tha se vetura, të cilën e kanë përdorur tre të maskuarit, është me targa të Kosovës, nga qyteti i Mitrovicës.
Në fund, Radoviq, tha se vetura është larguar në drejtim të panjohur.