Neki Emra në zi, i vdes një person i afërt në familje
Neki Emrës i ka vdekur një person i zemrës.
Këngëtari i njohur shqiptar, Neki Emra, ka njoftuar se ka ndërruar jetë gjyshja e tij, shkruan lajmi.net.
Këtë e bëri nëpërmjet publikimit të një fotografie në llogarinë e tij në Instagram, imazh pranë të cilit i thotë lamtumirë personit të tij të zemrës.
“Gjyshe e dashur, shihemi në një jetë më të bukur”, ka shkruar Neki Emra pranë fotografisë së postuar.
Bazuar në disa postime të mëparshme, e ndjera ishte nëna e nënës së këngëtarit.