Në Youtube, kështu duket fabrika e videove

Në Youtube, kështu duket fabrika e videove

Në 10 vjet Youtube ka revolucionarizuar botën e internetit duke u shndërruar me shpejtësi një ndër rrjetet më të përdorur dhe kryesori në fushën e ruajtjes dhe shpërndarjes së videove.

Dhe pas këtij suksesi qëndrojnë me mijëra vetë të përkushtuar në detyrën e caktuar për t’u ofruar klientëve shërbim sa më të mirë.

Një pjesë e rëndësishme e tyre janë vendosur në Zyrih, Zvicër, në atë që njihet si “fabrika e videove”. Këtu është ambienti ku punojnë 1800 persona, në një mjedis kreativ dhe miqësor.

“Fabrika e videove” në Zyrih është më e madhja që Google ka ndërtuar jashtë territorit të Shteteve të Bashkuara dhe ku kalon në filtër çdo publikim në Youtube për të garantuar së pari që të mos shkelen të drejtat e autorit, të mos abuzohet me publikime të papërshtatshme, të shmangen videot dhe mesazhet që bëjnë thirrje për urrejtje në baza politike, etnie, fetare dhe prirjeve seksuale.

1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12

Shpërndaje në: