Në tetë komuna përfundon numërimi i votave për kandidatët për deputetë

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftiar se procesi i numërimit të votave për kandidatë për deputetë ka përfunduar në 8 komuna.
KQZ thotë se sipas të dhënave të pranuara nga Qendrat Komunale të Numërimit (sipas tabelës) në të cilat është duke vazhduar procesi i numërimit të votave të kandidatëve apo ka përfunduar, deri më 14 shkurt 2025 janë numëruar 876 vendvotime nga 2,533.
“Procesi i numërimit të votave ka përfunduar në 8 Qendrat Komunale të Numërimit (QKN) në komunat: Novobërdë, Obiliq, Shtërpcë, Junik, Hani i Elezit, Partesh, Ranillug dhe Kllokot”, njofton KQZ.
Aktualisht, procesi i numërimit është duke vazhduar në 26 Qendra Komunale të Numërimit.