Në tavolinat e mbushura plotë, Sveçla e Krasniqi festojnë Krishtlindjet Ortodokse me dy familje serbe në Shtërpcë
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla dhe ai i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, kanë vizituar dy familje serbe në Shtërpcë, të cilat i kanë uruar për Krishtlindjet Ortodokse.
Sveçla përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, ka thënë se familjet Illic dhe Filipovic ua hapën dyert për të festuar bashkë me ta.
“Bashkë me Ministrin Elbert Krasniqi vizituam familjet Illic dhe Filipovic në Shtërpcë të cilët hapën dyert për uruar e festuar së bashku me ta Krishtlindjen orthodokse.
Nga këto familje mikpritëse e punëtore ua përcjellim urimet e përzemërta të gjithë besimtarëve bashkëqytetarë tanë që festojnë sot Krishtlindjet ortodokse sipas kalendarit julian.
Gëzime paçi në familjet tuaja!” – ka shkruar Sveçla.