Në Spanjë e bëjnë punë të kryer: Morata nënshkruan me Barcelonën gjatë javës

Në Spanjë e bëjnë punë të kryer: Morata nënshkruan me Barcelonën gjatë javës

Alvaro Morata te Barcelona: një marrëveshje 95% e kryer dhe spanjolli do të nënshkruajë një kontratë të re me Blaugranat këtë javë.

Kjo, sipas AS, është gjendja e negociatave, e cila megjithatë përfshin edhe Juventusin dhe nuk është një detaj i vogël, duke qenë se drita jeshile nga bardhezinjtë do të vijë vetëm pasi të gjendet zëvendësuesi i sulmuesit.

Por në Spanja janë të bindur se Xavi do ta ketë në dispozicion Moratan në Superkupën e Spanjës kundër Real Madridit që më 12 janar.

Prezantimi është planifikuar për të mërkurën, kontratë 18-mujore dhe gjithçka tashmë e vendosur (“përveç detajeve të parëndësishme” shkruan AS) me Atletico Madrid, pronar i kartonit: praktikisht mungon vetëm firma.

Gjithçka është në rregull, por pengesa mbetet në anën torineze: është e vërtetë që Juventusi ka përshpejtuar për Icardin, por nyjet janë ende të ndryshme: arkat e Juventusit nuk lejojnë alternativa përvec huazimit, edhe sepse largimi i Moratas do të garantonte në para “vetëm” një kursim prej 5 milionësh në hua (gjysma e vitit të dytë) dhe 5 milionë bruto në pagë.

 

Shpërndaje në: