Në shtëpi për Krishtlindje: Fotoja zemërngrohëse e Pele me gruan bën xhiron e botës
Pasi njoftoi në rrjetet sociale daljen e tij nga spitali, ku iu nënshtrua kimioterapisë për kancerin e zorrës së trashë, legjenda e futbollit brazilian Pele u shfaq duke buzëqeshur në një foto të festës së Krishtlindjes të postuar në Twitter.
“Sot ju uroj momente dashurie, paqeje dhe bashkimi, si për mua. Gëzuar Krishtlindjet miq”, shkruan ish-futbollisti 81-vjeçar, pranë bashkëshortes së tij Marcia Aoki, përballë një peme të rrethuar me dhurata.
Mediat lokale raportuan se Pele i kaloi Krishtlindjet në shtëpinë e tij në Guaruja në brigjet e São Paulo. Më 4 dhjetor, Pele u operua për kancerin të zorrës së trashë.
Hoje eu espero que vocês estejam vivendo momentos de amor, paz e união, assim como eu. Feliz Natal, meus amigos.
//
Todas I hope you are living moments of love, peace and unity, just like me. Merry Christmas my friends. pic.twitter.com/dNsJFdMlDN
— Pelé (@Pele) December 25, 2021