Në Rockuzinë sonte performon rock bendi ‘Urban Band’, nesër promovon albumin edhe një grup i njohur nga Tetova
Sot në kafenë Rockuzinë e cila gjendet në Prishtinë, do të performojë për herë të parë rock bendi nga Tirana ‘Urban Band’.
Ky bend ka pasur shumë performanca të mira nëpër festivale të ndryshme, si në Shqipëri ashtu edhe në Kosovë.
Ndërsa të shtunën, më datën 16 shtator, në kafenë Rockuzinë, grupi ‘Kerpurdhat’ nga Tetova do të bëjnë promovimin e albumit të dytë të tyre ‘’n’trip’’.
Bendi ‘Këpurdhat’ është formuar në Tetovë në vitin 2013 dhe deri më tani përveç dy albumeve ,kanë fituar edhe dy çmime nderkombetare si bandi indie/rock më i mirë.
Ky grup ka qenë pjesë e shumë festivaleve në rajon, duke përfshirë edhe EXIT Festival, Pivolend, Beer&Wine, Anibar, Green Fest etj.