Në rast të infarktit i keni vetëm 10 sekonda ta shpëtoni veten!

Në rast të infarktit i keni vetëm 10 sekonda ta shpëtoni veten!

Personi, zemra e të cilëve përjeton parregullësi në punën e saj, fillon që të ndjehet keq dhe ai i ka vetëm 10 sekonda në dispozicion para se të humb vetëdijen. Këta 10 sekonda ai duhet t’i shfrytëzojë në maksimun që të mund t’i ndihmojë vetes, ndërsa zgjidhja ka të bëje më kollitjen. Por, natyrisht, para së gjithave duhet ta thirrni ndihmën e shpejtë.

Kollitja e fuqishme, pa ndërprerje, e thellë dhe e zgjatur e pasuar me frymëmarrje çdo dy sekonda mund të ndihmojë dukshëm para se të arrijë ndihma e shpejtë, transmeton “Zëri.info”.

Frymëmarrja e thellë sjell oksigjen në mushkëri, ndërsa kollitja shkakton lëvizje të cilat kryejnë presion në zemër dhe e mirëmbajnë qarkullimin. Presioni në zemër kontribuon në rikthimin e ritmit normal që mund të jetë vendimtar që personi gjallë të arrijë në spital.

Te ne kjo sëmundje është shkaktari më i shpeshtë i vdekjeve të parakohshme. Simptomat e infarktit janë: dhimbja e vazhdueshme dhe shumë e fuqishme, shtrëngimi dhe presioni në gjoks apo në brinjtë nën gjoks. Dhimbja shpesh përhapet në dorën e majtë, qafë dhe nofullë. Dhimbja shpesh është e shoqëruar edhe me plogështi, rraskapitje, djersitje dhe ndonjëherë edhe me vjellje dhe me marrjen e frymës.

Këto zakonisht vijnë për shkak të punës së rëndë fizike apo lodhjes psikike, nervozizmit, duhanpirjes, pirjes së tepërt të kafes apo alkoolit, ushqyerjes jo të shëndetshme, qëndrimit në të ftohtë, por këto dhimbje mund të paraqiten edhe pa këtë faktor provokativ, kur jeni në qetësi absolute apo kur jeni duke fjetur, për shkak të mpiksjes së gjakut.

Shpërndaje në: