Në Prokurori apo në Gjilan? Kurti nuk deklarohet

Në Prokurori apo në Gjilan? Kurti nuk deklarohet

Është paralajmëruar se kryeministri Albin Kurti do të marrë pjesë sot në vendosjen e një gurthemeli të një çerdheje të re në Gjilan, e cila do të bëhet nga ora 10:00.

Por, kjo është e njëjta kohë kur Gjykata e urdhëroi të intervistohet në Prokurorinë Speciale.

Në lidhje me atë se ku do të jetë i pranishëm, pas daljes nga shtëpia, Kurti nuk ka pranuar të deklarohet./Klankosova.tv.

Shpërndaje në: