Në prag të zgjedhjeve, Kurti nënshkruan vendimin për nisjen e procedurës për hapje të një fabrike për prodhimin e municionit
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti sot ka mbledhur ministrat në mbledhjen që rend dite ka 30 pika, shkruan Periskopi.
Me fillim të fjalimit Kurti nuk kurseu lavdatat për Qeverinë që udhëheq, duke thënë se ka rritur numrin e ushtarëve të Kosovës, por nuk përmedni faktin krizen me ushqim që patën ushtarët.
Tutje Kurti tha se ka nënshkruar themelimin e një komisioni për nisjen e procedurave për hapjen e një fabrike për prodhimin e monicioneve.
“Qeveria jonë ka treguar që mbrojtja ka qenë ndër prioritetet tona kryesore dhe kjo është dëshmuar në vazhdimësi si me numrin e ushtarëve që është dyfishuar, si me buxhetin për minsitrin e mbrojtjes që është trefishuar, si me trajnime jashtë vendit të oficerëve dhe ushtarakëve që janë katërfishuar si me investimet në armatim që janë shumëfishuar.
Këtë ditë të rëndësishmë për ushtrinë tonë po e shënojmë me një vendim të rëndësishmë që posa e nënshkrova dhe me një hapë të domosdoshëm besojmë për të garantuar zhvillimin e qëndrueshëm të saj… do të themelojmë komisonin ndërministror për qëllim të vlerësimit dhe nisjes së procedurave dhe negociatave lidhur me hapjen e fabrikës për prodhimin e monicionit dhe për laborator mbi dizajnimin e fluturakeve pa pilot në Republikën e Kosovës”