Në pak minuta: Si të eliminoni pikat e zeza në lëkurë
Një ndër problemet kryesore të lëkurës – sidomos asaj të yndyrshme – janë pikat e zeza. Ndonëse mund të përdorni pudër, sërish lëkura nuk e ka pastërtinë e duhur; duket si me pore të vogla
Pikat e zeza shfaqen në fytyrë kur qelizat e vdekura të lëkurës dhe sebumi i akumuluar në poret e saj, bashkëveprojnë me oksigjenin në ajër duke formuar kështu disa pika karakteristike me ngjyrë të errët.
Asnjë produkt nuk do të përthithet nga lëkura nëse më parë ju nuk e pastroni atë, e me pastrim nuk nënkuptojmë vetëm larjen e fytyrës me ujë e sapun.
Zgjidhja është shumë më e thjeshtë nga ç’mendoni dhe mbi të gjitha më ekonomike.
Një ndër maskat më efektive për të larguar pikat e zeza është përzierja e sodës me limonin (një lugë sodë buke + një lugë lëng i freskët limoni).
Pas dushit, vendosni në lëkurë maskën me sodë dhe limon. Mbajeni rreth 15 minuta derisa të jetë tharë e gjithë sipërfaqja dhe më pas pastrojeni me ujë të vakët. Në vijim aplikoni një krem hidratues.
Kjo maskë këshillohet një herë në javë.
Gjithashtu një tjetër mënyrë është edhe përdorimi i të bardhës së vezës. Ju duhet pak kohë dhe durim, megjithatë rezultati do t’ia vlejë.
Ndiqni videon në vijim për të parë hap pas hapi gjithë procedurën: