Në një fshat të vogël në Ghana të gjithë janë fansa të flaktë të Aston Villas

Në një fshat të vogël në Ghana të gjithë janë fansa të flaktë të Aston Villas

Aston Villa, një prej klubeve më të vjetra në futbollin anglez, ka shijuar pjesën e vetë të suksesit përgjatë historisë.

Skuadra nga ‘Midlands’ ka fituar shtatë tituj të ligës, po aq tituj në FA Cup, pesë Kupa të Ligës dhe madje një Kupë Evropiane, transmeton Periskopi.

Mirëpo, ka kaluar një kohë e gjatë prej kur fansat kanë parë klubin e tyre të zemrës duke ngritur një trofe, nëse nuk llogarisim Kupën Intertoto më 2001.

Villa fitoi ligën për herë të fundit më 1981 dhe ka pasur vështirësi në vitet e fundit. Skuadra ra nga Premier League për herë të parë në vitin 2016, para se të kalonte tre sezone në Championship.

p1evor86bd1djr6lpqasdoj15mjb.jpg

Ata iu shmangën për pak rënies një ligë më poshtë fushatën e kaluar, por skuadra e Dean Smith aktualisht po shijon një sezon të mirë.

Ata renditen në vendin e nëntë në tabelë, pasi kanë grumbulluar 39 pikë nga 24 ndeshje.

Fitore, humbje apo barazim, megjithatë, ata gjithmonë do ta kenë mbështetjen e një fshati të vogël në Ghana me emrin Juaben.

Po, e lexuat drejtë.

p1evordaoa19aoda61cva10t61gr9f.jpg

Sipas ‘Daily Mail’, popullata lokale në Regjionin Ashanti janë fansa të flaktë të Villas.

Sa herë luan Villa, rezidentët e fshatit do të zgjohen në 5:00 të mëngjesit dhe marshojnë rrugët, duke kënduar dhe kërcyer, teksa deklarojnë dashurinë për ‘Villains’.

Pse Aston Villan?

Pra, pyetja kryesore është pse Aston Villan?

Njeriu përgjegjës është 21-vjeçari Owusu Boakye Amando, themeluesi i ‘Ghana Lions’.

Ai potencon se janë më shumë se një mijë mbështetës në fshatin e tij, pasi bindi fansat e klubeve të mëdha të ndryshojnë qëndrim dhe t’i bashkohen Villas.

”Çdo të dielë në mëngjes është rutina jonë,” tha Oëusu. ”Duhet të jemi të përgatitur dhe më aktiv, në mënyrë që të mund të brohorasim, kështu që ushtrojmë dhe pastaj brohorasim për më shumë se tre orë.

”Shumica ishin fansa të Chelseat, Man Unitedit, Barcelonës. Të gjithë po na bashkohen si fansa të Aston Villas tash. Sepse ajo që po bëjmë është e jashtëzakonshme.” /Periskopi.com/

 

Shpërndaje në: