Në mungesë të Xhakës te Zvicra, një tjetër shqiptar emërohet kapiten i ‘helvetikëve’

Në mungesë të Xhakës te Zvicra, një tjetër shqiptar emërohet kapiten i ‘helvetikëve’

Xherdan Shaqiri është vetëm një ndeshje larg paraqitjes së 100-të për Kombëtaren e Zvicrës.

Ai në një intervistë për Blick.ch ka bërë të ditur se do të jetë kapiten i “Nati” në mungesë të Granit Xhakës, i cili i ka këputur ligamentet e gjurit në fitoren 3:1 e Arsenalit ndaj Tottenham.

“Unë shpesh shkruaj me trajnerin Murat Yakin. Së fundmi folëm në telefon. Më tha në telefon se isha kapiten. Por, në lojë unë vendos vetë nëse do të marr një penallti të mundshme ose nëse do të lejoj që dikush tjetër të marrë përgjegjësinë. Unë gjithmonë kam dashur të marr penallti. Nëse është kështu, do të përpiqem ta godas”.

 

Shpërndaje në: