Në kulmin e bumit të bitcoinit, Banka e Amerikës ndërmerr këtë veprim
Zyra e patentave dhe e markave të regjistruara në SHBA i dha Bankës së Amerikës një patentë për të hapur një shtëpi shkëmbimi të kriptomonedhave për klientët e saj.
Sistemi i dizenjuar për të mundur shkëmbimin e një monedhe digjitale me një kriptomonedhë tjetër të disponueshme në treg, do të automatizohet dhe kursi i këmbimit për të dyja valutat do të llogaritet në bazë të të dhënave të jashtme. Sipas patentës sistemi do të jetë i ndarë në tri pjesë, llogaria e klientit dhe dy llogari të menaxhueshme nga sipërmarrjet që përdorin sistemin, shkruan Bota.al.
Llogaria personale do të shërbejë për të depozituar kriptomonedhën e zgjedhur në një portofol virtual privat. Dy llogaritë e mbetura të quajtura llogari rrjedhëse do të funksionojnë si një hapsirë depozitimi të kriptomonedhës që klienti kërkon të shesë, nga njëra anë dhe tjetra do të mbante vlerësimin ekuivalent të kriptomonedhës në të cilin klienti tij po investon fondet.
Për të realizuar transaksionin llogaria e tretë do të depozitonte fondet tashmë të konvertuara në llogarinë origjinale të klientit për t’i tërhequr. Megjithatë patenta thotë që shërbimi do të mundësohet vetëm për klientët në nivel sipërmarrës. Sipërmarrjet munden të menaxhojnë përditë një numër të madh transaksionesh financiare.
Falë teknologjisë transaksionet financiare që përdorin kriptomonedha janë bërë të zakonshme. Shtëpia e shkëmbimit do të vendosë edhe një sistem për të zbuluar transaksione ilegale automatike në mënyrë që të mos lejohen shkëmbimet.