Në Kosovë, paqja është ndërtuar në ndarje

Në Kosovë, paqja është ndërtuar në ndarje

Mitrovicë, Kosovë – “Kjo është një copë parajse në tokë,” tha murgu. “Kur jeni këtu, e ndjeni.”  I veshur me një mantel të gjatë e të zi dhe përkëdhelur mjekrrën e gjatë të zezë, fjalët e këtij murgu do të dukeshin një frazë e thjeshtë, e një njeriu të shenjtë duke folur për një vend të shenjtë.

Por asgjë nuk nuk është e thjeshtë këtu.

Shtëpia e tij, Manastiri Banjska, është sipër mbi fshatin që ndodhet jashtë Mitrovicës në Kosovë – një qytet i ndarë në një vend të ndarë që ende i mbart vragat e një lufte që kishte ndodhur 600 vite më herët.

E ndërtuar mes viteve 1313 dhe 1317 nga mbreti serb Stefan Milutin, manastiri ishte vendi ku u varros deri në Betejën e Kosovës më 1389.

Ajo betejë, mes serbëve të krishterë dhe turqve osmanë, është mitologjizuar shumë e për të cilën ka fakte historike kontradiktore. Ajo që dihet është se, lideri i serbëve, princi Llazar [shën.i përkthyesit: Car Llazari] u vra. Vdekja e tij u bë simbol për i vuajtjes dhe rezistencës sërbe të mëvonshme.

Siç thotë miti, një natë para betejës, Llazari ishte vizituar nga një shenjt në formën e një fajkoi të hirtë me një mesazh nga Virgjëresha Mari.

Ai mund të fitonte betejën dhe të bënte një mbretëri në tokë. Ose mund ta humbte dhe të kishte një mbretëri në qiell. Zgjodhi humbjen.

Më 28 qeshor të vitit 1989, në 600 vjetorin e kësaj beteje, Slobodan Milosheviqi arriti me helikopter në atë vend dhe e ribëri zgjedhjen e Llazarit. Ishte koha, tha ai, që serbët të bënin “parajsën në tokë.”

Ishte një thirrje për t’i kapur armët dhe ajo që pasoi ishte një spastrim etnik ndaj shqiptarëve të Kosovës që përfundoi vetëm pas një fushate bombarduese të Nato-s më 1999.

Por dy dekada pas këtyre bombardimeve që ndihmuan në ndaljen e dhunës, dhe një dekade që kur Kosova e deklaroi pavarësinë e saj nga Serbia, kjo tokë mbetet më shumë e ndarë se në paqe.

Këtu në Mitrovicë, në pjesën veriore të vendit, etnia serbe është dominante; vetëm së voni policët kanë filluar të veshin uniformën zyrtare të shtetit të ri.

Shumë njerëz nuk e shohin vetveten si pjesë të Kosovës ashtu siç ekziston aktualisht. Ata duan të jenë pjesë e Serbisë por ndihen si ushtarë të vegjël në një lojë më të madhe meqë Serbia po kërkon anëtarësi në Bashkimin Europian, dhe presin të harrohen nga Beogradi kur ajo ditë të vijë.

Kjo ishte vizita ime e parë në Kosovë nën postin tim të ri që mbulon Evropën Qëndrore dhe Lindore. Një udhëtim i shpejtë për të përcjellur vizitën e presidentit serb, Aleksandër Vuqiq, që erdhi t’iu fliste serbëve pas vrasjes së politikanit të njohur serb Oliver Ivanoviq.

Ata ishin mbledhur në një sallë të mbushur të një qyteti me përkujdues të përditshëm se sa afër ishin ish-armiqtë e tyre por edhe se sa të ndara ishin bërë jetët e tyre.

Çdo ditë, thirrja për lutësit jehon nga një xhami në anën jugore të urës që ndodhet mbi lumin Ibër, e e cila e ndan qytetin. Serbët etnikë në këtë pjesë të urës mund të dëgjojnë këngën e muzeinit derisa ecin pranë një shtatoreje të sapongritur. I është dedikuar Car Llazarit. Ai po sheh matanë urës, e cila mbrohet nga paqeruajtësit ndërkombëtarë. Aktualisht në detyrë janë Carabinierit italianë.

Është e kollajshme të vëresh kur je në një zonë me etni sërbe edhe para se të hasësh trupat ndërkombëtare. Shumica e veturave nuk kanë tabela të Kosovës ose nuk kanë tabela të Serbisë, të cilat konsiderohen ilegale nga qeveria në Prishtinë.

Fëmijët shkojnë në shkolla të ndara. Burrat punojnë në industri të ndara. Familjet hanë në restorane të ndryshme. Studentët që diplomojnë nga Universiteti në Mitrovicë, diplomat e tyre nuk njihen nga qeveria në Kosovë, që udhëhiqet nga etnia shqiptare. Madje, edhe shërbimet telefonike janë të ndara.

Marrë parasysh gjithë këtë ndarje, është interesante të vreëjmë – dhe ndoshta një shenjë shprese – që vrasja e politikanit të zonës, Oliver Ivanoviq, nuk çoi menjëherë në një bërje me gisht kah komuniteti shqiptar matanë urës.

Në vend të kësaj, shumica kanë spekuluar që lufta e z.Ivanoviq me rrjetet kriminale brenda komunitetit sërb çoi në atë vrasje.

“Sensi i frikës mes njerëzve është i pabesueshëm,” kishte thënë z.Ivanoviq pak para se të vritej.

“Dua ta bëj të qartë: këta njerëz nuk frikësohen nga shqiptarët, por nga serbët, nga kriminelët dhe të fuqishmit tanë,” kishte vazhduar ai. “Policët po shikojnë, e nuk po bëjnë asgjë lidhur me këtë çështje dhe njerëzit e këtushëm ndihen sikur nuk kanë mbrojtje, edhe pse është fjala për njerëzit tanë, për serbët.”

Murgu, që na e dha vetëm emrin priftëror Georgie, u pajtua me këto konstatime që i kishte bërë Ivanoviq. “Ka shumë njerëz që jetojnë në mëkat,” tha ai.

Por përshkrimi i tij për ndryshimin duket se i mohon rrënjët e luftës së fundit, shkakun e asaj gjakderdhjeje të madhe dhe atë që duhej të ndodhte që ajo të ndalej.

Serbët në Kosovë ishin të humbur, tha ai, duke fajësuar ndarjen e kishës me shtetin. E vetmja rrugë për mëkëmbjen e balancit natyror, shtoi, do të ishte që të kishim një qeveri të bazuar te Ortodoksia serbe – një zgjidhje që është anatema e popullësisë myslimane në Kosovë.

“Vyen një unitet i shtetit dhe kishës për njerëzit. Nuk mund ta kesh njërën pa tjetrën.”

Përgjatë shekujve, manastirin që e thërret shtëpi e kishin djegur, dhe e kishin shkatërruar krejtësisht. Nën sundimin osman dhe deri në fund të luftës së Parë Botërore, ajo shërbente si xhami. Iu nënshtrua një restaurimi më 1990, kur u deklarua si një Monument Kulturor i një Rëndësie të Veçantë nga qeveria serbe. Gjithnjë, serbët u kthyen.

Ajo histori e gjatë i formësoi pikëpamjet e tij dhe të shumë njerëzve në Mitrovicë. Si një pasardhës i Milutinit dhe Llazarit, murgu i dha zë sensit të persekutimit nga serbët.

“Fillimisht ishim të detyruar të jetonim nën turqit,” tha ai. “Tash jemi nën shqiptarët dhe nën amerikanët.”

Por serbët mbajnë mend, tha ai. Dhe ai ishte me shpresë që serbët se do ta kthenin Kosovën përsëri.

Shpërndaje në: