Në këto raste nuk duhet të pini qumësht para gjumit
Lajm i mirë është se para kohës së gjumit mund të hash ushqime të lehta që ndihmojnë gjumin, si ushqimet që ndihmojnë në eliminimin e yndyrës. Po a duhet ta përdorni qumështin përpara gjumit?
Qumështi konsiderohet një burim i shëndetshëm, i pasur me proteina dhe kalcium, por ka një problem. Një gotë qumësht para gjumit ka përmbajtje të lartë laktoze (sheqeri kryesor që gjendet te qumështi.) Laktoza prodhohet nga qelizat e mukozës së zorrës së hollë dhe e zbërthen qumështin në dy forma të thjeshta sheqeri: glukozë dhe galaktozë, të cilat thithen në gjak. Përmbajtja e lartë e laktozës, shpesh shkakton edhe probleme me sistemin tretës.
Pra, nëse je intolerant ndaj laktozës, duhet me çdo kusht ta shmangësh gotën e qumështit para gjumit.
Intoleranca nga laktoza është paaftësia për të tretur sasi të caktuar laktoze, sheqeri kryesor që gjendet te qumështi. Jo të gjithë njerëzit që kanë mungesë të laktozës kanë simptoma, por ata që kanë, quhen intolerantë të laktozës.
Njerëzit ndonjëherë ngatërrojnë intolerancën e laktozës me intolerancën e qumështit të lopës, sepse shpeshherë simptomat janë të njëjta, por nuk do të thotë që këto lloj intolerancash janë të njëjta.
Njerëzit me insuficencë (sasi e pamjaftueshme) të laktozës për të tretur laktozën që ato konsumojnë mund të kenë shumë shqetësime. Shenjat që shfaqen përfshijnë:
-Të përziera
-Dhimbje dhe fryrje abdominale
-Diarre