Në këtë vend jetojnë gratë me gjoksin më të madh në botë
Sipas një studimi të botuar në gazetën e Shkencave të Shëndetit Femëror, ekziston një vend ku gratë kanë gjoks të madh krahasimisht me shtetet e tjera. Në këtë renditje, vendin e parë e kanë “zaptuar” gratë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, më pas vjen Italia dhe në vend të tretë Filipinet.
Studimi në fjalë ekzaminoi gjinjtë e rreth 400 mijë grave në 180 shtete të ndryshme, duke përjashtuar ato me gjoks të ribërë. Dhe amerikanet ishin të parat në këtë renditje! Lista është akoma më e gjatë, ku vendet që pasojnë janë Mbretëria e Bashkuar, Hollanda, Kolumbia, Islanda dhe Venezuela.
Kjo renditje përsa i takon 10 vende të para! Më pas, për herë të parë në këtë klasifikim përfshihet edhe Turqia që renditet e 11-ta, Australia e 12-ta, që ndiqen nga Norvegjia dhe Gjermania.