Në këtë shtet ndalohet përdorimi i telefonëve në rrugë
Honolulu është bërë shteti i parë amerikan që i ndalon këmbësorët që të shkikojnë në telefonët e tyre mobilë, që të dërgojnë mesazhe apo të përdorin pajisje digjitale përderisa janë duke e kaluar rrugën.
Kjo masë, e cila do të hyjë në efekt në tetor, ka për synim reduktimin e lëndimeve dhe vdekjeve që vijnë nga “ecja e shpërqendruar” shkruan BBC, transmeton Klan Kosova.
Kundërvajtësit që kapen duke shikuar në këto pajisje, përfshirë laptopë e kamera digjitale, do të dënohen me gjoba që variojnë nga 15 dollarë deri në 35 dollarë.
Thirrjet urgjente për shërbime emergjente bëjnë përjashtim nga kjo ndalesë.