Në kërkim për dosjen ‘Revanshi’, vetëdorëzohet ish-drejtori i Policisë Lezhë

Në kërkim për dosjen ‘Revanshi’, vetëdorëzohet ish-drejtori i Policisë Lezhë

Vetëdorëzohet në Policinë e Tiranës ish-drejtori i Policisë Lezhë, Henerigert Mitri, i shpallur në kërkim nga SPAK për dosjen Revanshi.

Mitri është nën hetim pasi ka dyshime se ishte i përfshirë në kultivimin e kanabisit në Lezhë dhe në organizimin e aktivitetit të lojërave të fatit.

Ai u shpall në kërkim me urdhër të SPAK në muajin maj të këtij viti dhe GJKKO caktoi ndaj tij në mungesë masën e sigurisë “arrest në burg”.

Krahas kultivimit të lëndëve narkotike, ai akuzohet edhe për “grup i strukturuar kriminal”, “pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal”, “korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, “organizimi ose ushtrimi i veprimtarisë së lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin” dhe “shpërdorim i detyrës”.

Kujtojmë se shkeljet e ish-drejtorit të Policisë, por edhe personave të tjerë të përfshirë në këtë dosje, u zbuluan nga zbërthimi i mesazheve në aplikacionin “Sky-ECC”. /EuronewsAlbania/

Shpërndaje në: