Në këmbë e gjithë Anglia: Reagon kryeministri britanik dhe Federata Angleze pas asaj që ndodhi mbrëmë

Në këmbë e gjithë Anglia: Reagon kryeministri britanik dhe Federata Angleze pas asaj që ndodhi mbrëmë

Federata Angleze e Futbollit dhe Kryeministri i Britanisë së Madhe, Boris Johnson kanë dënuar abuzimet raciste ndaj treshes angleze Bukayo Saka, Marcus Rashford dhe Jadon Sancho pas finales së Euro 2020.

Saka, Rashford dhe Sancho kanë qenë subjekt i mesazheve të rënda në rrjetet sociale, pasi humbën penalltitë në 11-metërshat kundër Italisë në ‘Wembley’.

Një komunikatë e publikuar nga Federata Angleze të hënën herët në mëngjes, shkruan: ”Ne nuk mund të jemi më të qartë se kushdo që është prapa një sjelljeje kaq neveritëse, nuk është i mirëpritur të vijë dhe ta ndjekë skuadrën tonë, transmeton Periskopi.

”Do të bëjmë krejt çka mundemi të mbështesim lojtarët e prekur, derisa inkurajojmë dënimet më të rënda të mundshme për përgjegjësit.

p1faco849hul1barhngq6ag1o15.jpg

”Do të vazhdojmë të bëjmë çka është e mundur që ta largojmë diskriminimin nga loja, por kërkojmë nga qeveria që të veprojë shpejtë dhe të sjelljë legjislacionin e duhur në mënyrë që ky abuzim të ketë pasoja në jetën reale.

”Kompanitë e rrjeteve sociale duhet të marrin përgjegjësi dhe masa për të ndalur abuzuesit në platformat e tyre, të mbledhin prova që mund të shkojnë në pasoja dhe të ndihmojnë që t’i bëjnë platformat e tyre të lira nga ky lloj abuzimi.”

p1facmvjud1lnq1vomdpv1mbb6idb.jpg

Ndërkohë, kryeministri britanik, Boris Johnson shkroi në Twitter, të hënën në mëngjes: ”Skuadra e Anglisë meriton të konsiderohet si heroike, jo të abuzohet në baza raciste në rrjetet sociale.

”Përgjegjësve për abuzimet e rënda, duhet t’iu vijë turp nga vetja.” /Periskopi.com/

p1facn0i3k17rb1i28114c7obdi8d.jpg

Shpërndaje në: