Në kaq ndeshje Reali nuk di për fitore ndaj Chelseas

Në kaq ndeshje Reali nuk di për fitore ndaj Chelseas

Real Madridi ka dështuar të fitojë në të gjitha ndeshjet kur janë përballur me Thomas Tuchel.

Madrilienët kanë gjashtë ndeshje kundër strategut gjerman, prej të cilave kanë arritur katër barazime dhe dy humbje.

Ndeshja e fundit kur “Los Blancos” u përballën me një skuadër të drejtuar nga Tuchel ishte sezoni i kaluar në Champions League, ku u eliminuan, 2-0, nga Chelsea.

Lajmi.net më poshtë jua përcjell rezultatet e ndeshjeve të Real Madridit kundër skuadrave të Tuchel

DORTMUND 2-2 Real Madrid

Real Madrid 2-2 DORTMUND

PARIS S-G 3-0 Real Madrid

Real Madrid 2-2 PARIS S-G

Real Madrid 1-1 CHELSEA

CHELSEA 2-0 Real Madrid

Mbetet të shihet nëse sonte djemtë e Ancelottit do ta “thyejnë” këtë ecuri aspak të mirë ndaj 48-vjeçarit.

Shpërndaje në: