Në Google Photos mund të kërkoni fotot sipas tekstit që gjendet në to
Përgjatë viteve gjiganti i teknologjisë Google ka publikuar funksione të ndryshme të njohjes së objekteve në foto dhe tashmë vjen me një veçori të re në aplikacionin Photos.
Përdoruesit mund të kërkojnë imazhe sipas tekstit që gjendet në to. Funksioni është i disponueshëm jo vetëm për imazhet tekst por edhe imazhet e zakonshme.
Për shembull mund të kërkoni një imazh duke kërkuar titullin e një libri që mund të keni fotografuar. Madje mund të kopjoni edhe tekstin prej tij dhe ta ngjisni në një dokument. Por nuk përfundon këtu sepse mund të përktheni tekstin e selektuar.
Një funksion shumë i dobishëm për kërkim apo për të kuptuar çfarë shkruar në paketimet e ushqimeve që mund të blini në një vend të huaj.
Wow, @googlephotos has OCR to turn screenshots into copy/paste text!
A. Open google photos and select screenshot
B. Pick “Lens” feature [image 1]
C. Highlight text [image 2]
D. Pick copy/paste [image 2,3]Nicely done Google team! pic.twitter.com/Um49ika2yT
— ???☕️ (@hunterwalk) August 21, 2019