Në gjysmëfinale të Kupës për herë të parë pas 41 vitesh: Komuna e Istogut shpërblen me darkë klubin
Istogu eleminoi A&N në çerekfinale të Kupës së Kosovës pas ekzekutimit të penalltive (7-6), pasi që koha e rregullt kishte përfunduar 1-1.
Ky sukses i klubit nga Istogu vjen pas 41 viteve, duke e bërë edhe më të rëndësishme si arritje.
Pas kalimit në gjysmëfinale, futbollistë dhe stafi i ekipit janë pritur nga një darkë e shtruar për ta nga Drin Sadikaj i cili është Drejtor i Kulturës, Rinisë dhe Sportit në Istog.
Ky është shkrimi i plotë nga FC Istogu:
Drejtori i Kulturës, Rinisë dhe Sportit këtu në Istog, z.Drin Sadikaj shtroi darkë për futbollistët dhe stafin e klubit pas fitores së madhe ndaj A&N, ku edhe e siguruam kualifikimin në gjysmëfinale të Kupës së Kosovës.
Istogu pas 41 viteve arrinë që të kualifikohet në gjysmëfinale të Kupës së Kosovës!
Urime për djelmoshat istogas që sot treguan shpirt luftarak gjatë gjithë ndeshje.