Në Gjermani zbulojnë planin e PSG, 150 milionë euro për zëvendësuesin e Mbappe
Raportimet e fundit nga Gjermania zbulojnë planin madhor të PSG për zëvendësuesin e Kylian Mbappe.
PSG po mendon të hidhet në sulm për Haaland nëse Mbappe do të shkojë te Real Madrid, përcjell Periskopi.
Me paratë që do të përfitoheshin nga shitja e francezit, Paris Saint-Germain mund t’i lejojë vetes të shpenzojë 150 milionë euro, sa do të kushtonte tani sulmuesi i Borussia Dortmund.
Në verën e vitit të ardhshëm do të hyjë në fuqi klauzola që do ta lejojë norvegjezin të largohet nga verdhezinjtë për vetëm 75 milionë euro. /Periskopi/