Në Gjermani dëborë e acar, sot nuk luan Rashica me shokë
Ekipi i Milot Rashicës, Werder Bremeni nuk do ta zhvillojë sot ndeshjen me klubin Arminia Bielfeld, kjo për shkak të kushteve atmosferike, përcjell Periskopi.
Klubi njoftoi se, takimi Arminia Bielefeld dhe Werder Bremen nuk do të luhet sot për shkak të kushteve atmosferike që lidhen me stinën e dimrit.
Në Gjermani po mbretëron mot me reshje të madha të dëborës dhe acarit, kështu që DFL ra dakord me gjyqtarët dhe përfaqësuesit e klubeve që të shtyjnë ndeshjen dhe data e re do të shpallet së shpejti. /Periskopi.