Në ditë e Forcës Ejup Maqedonci flet për ushqimin e FSK`së: Jemi në fazën e fundit…

Në ditë e Forcës Ejup Maqedonci flet për ushqimin e FSK`së: Jemi në fazën e fundit…

Për disa javë radhazi në Kosovë një prej çështjeve më të diskutuara ka qenë ushqimi i ushtarëve të FSK-së, të cilën, ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci ka thënë “se e kanë drejtuar”.

Derisa ushtarët janë përballur me probleme sa i përket çështjes së ushqimit, Maqedonci u pyet pikërisht për këtë në një konferencë për media të mërkurën.

“Kurse, sa i përket ushqimit, e kam theksuar çështja e ushqimit është drejtuar me datë 30 shtator, kur kemi orientuar, e kemi formësuar përgatitjen e ushqimit përmes koncepteve të vetqëndrueshmërisë, tani më jemi në fazën përfundimtare të rekrutimit të personelit të specializuar në kuzhinë.” – ka thënë ai.

Hapja e fabrikës për municion, Maqedonci: Jemi koordinuar me partnerët tanë

 

Shpërndaje në: