Në darkë me Jennifer Lawrence

Periskopi.com Showbiz

Jennifer Lawrence ftoi për darkë një listë të gjatë të yjeve të Hollywood në shtëpinë e saj në New York City.

Lista përfshinte një nga mikeshat e saj më të mira Emma Stone dhe gjithashtu Justin Theroux për të shijuar ushqime të përgatitura në mënyrë elegante në tarracën e apartamentit të saj.

“Ata po kalonin një kohë të mrekullueshme duke ngrënë, por pa harruar te shijonin pamjen që ofronte tarraca dhe të shkrepnin sa më shumë selfies,” raporton një burim i brendshëm për E! News.

Pas disa orësh të shpenzuara në apartamentin e aktores, grupi i yjeve në të cilin përfshihej dhe gazetari Dereck Blasberg, u kthyen brenda shtëpisë së Lawrence për të shijuar orët e fundit të darkës.

Ajo që ka tërhequr më shumë vëmendjen ka qenë qeni Kuma i Theroux me të cilin ai u largua i fundit.