Në Angli ‘fshesë’ racistëve: Të riun e përjashtojnë nga universiteti pas fyerjeve ndaj zezakëve

Në Angli ‘fshesë’ racistëve: Të riun e përjashtojnë nga universiteti pas fyerjeve ndaj zezakëve

Një universitet anglez ka tërhequr ofertën për studim ndaj një studenti, pasi ai u identifikua në mesin e atyre që fyen në baza raciste futbollistët e Anglisë, pas finales së Euro 2020.

I riu thuhet se ka përdorur fjalë të rënda dhe diskriminuese në drejtim të treshes së futbollistëve me ngjyrë që humbën penalltinë në finalen e Kampionatit Evropian, transmeton Periskopi.

Një zëdhënës i universitetit të Notingem Trentit tha: “Këto sjellje nuk janë të denja për një student të universitetit tonë.

Ne nuk tolerojmë asnjë formë diskriminimi, përfshirë racizmin.

E studiuam rastin menjëherë dhe si rezultat, e tërhoqëm ofertën për një aplikant.

 

Shpërndaje në: