Në Allianz nuk u ndal bora, por Bayerni shënoi 3 gola – ndan pikët me Arminia Bielefeld
Sonte (e hënë) është zhvilluar një ndeshje mjaftë interesante mes Bayern Munichut dhe Arminia Bielefeld.
Pavarësisht që Bayerni shihej si favorit, nuk ka arritur të fitojë më shumë se një pikë në shtëpi ndaj Arminisë, duke barazuar me rezultat 3 – 3.
Ishin mysafirët që kaluan të parët në epërsi përmes Vlap (9′).
Pieper arriti të dyfishojë rezultatin pas një aksioni të shpejtë (37′), rezultat me të cilin skuadrat shkuan në pushime.
Pjesa e dytë ishte edhe më interesante, ku u shënuan edhe katër gola të tjerë.
Lewandowski në fillim të 45-minutëshit të dytë, arriti që të ngushtoi epërsinë (48′).
Por, mysafirët u përgjigjen qysh pas një minutë përmes Geabuer, që realizoi pas asistimit të Voglsammer (49′).
Bayerni nuk heq dorë nga shpresa dhe shënoi përmes Tolissos (58′).
Ndërsa, golin e fundit në ndeshje e shënoi talenti Davies (70′), gol që për “Bavarezët” vlen një pikë.
Bayerni mban kreun me 49 pikë, derisa Arminia renditët në pozitën e 16-të me 18 sosh.