Në Afrikë pezullohen 62 futbollistë për mashtrim moshe
Federata Kamerunase e Futbollit i ka pezulluar 62 lojtarë për mashtrim moshe, njoftojnë mediat afrikane.
Në mesin e të suspenduarve është edhe Wilfried Nathan Douala, mesfushor i Victoria United, i cili u përfshi në Kupën e Kombeve të Afrikës duke pretenduar se ishte veç 17 vjeç, me ç’rast ishte bërë edhe futbollisti më i ri i kësaj gare, përcjell “Gazeta Express.
Por, realiteti qëndron ndryshe pasi lojtari në fjalë është më i vjetër dhe e ka gënjyer moshën e tij.
Këta 62 lojtarë, përfshirë Doualan, u pezulluan për identitet të dyfishtë: ata dyshohet se e kanë fshehur moshën e tyre të vërtetë.