Në 2021-shin, këto janë 5 modelet e xhaketave që do shihni më shpesh!
Elinor Block, një koleksionuese xhaketash tregon për Who What Wear se cilat janë 5 modelet e xhaketave që do veshim e do shohim më shpesh me ardhjen e vitit të ri.
#1 – Xhaketat sportive të viteve ‘90
Nga Dior te Celine dhe Max Mara, firmat po risjellin disa trende të rëndësishme të viteve ’90.
#2 – Xhaketat e shkurtra
Pothuajse çdo koleksion ka një model xhakete të shkurtër për pranverë/verë 2021.
#3 – Xhaketa lëkurë
Këtë sezon xhaketat e lëkurës janë rikthyer fuqishëm, si për të zëvëndësuar gjithë kohën që janë lënë në harrësë. Një model xhakete lëkure që do e shohim shpesh në vazhdim është ai “bomber”, pak i fryrë.
#4 – Palltot/pardesytë “trench”
Nuk mund të fillojnë të ulen temperaturat dhe të mungojë një model “trench”. Rikthyer në disa versione pak të ndryshuara, jemi të lumtur t’i shohim këto modele përgjatë gjithë vitit 2021.
#5 – Xhaketat me ngjyra
Ngjyrat e theksuara janë prurja më “cool” e vitit. Sa më e ndritshme, aq më bukur, mjafton t’i kombinoni si duhet!