Ndryshon rënditja e skuadrave në tabelë pas xhiros së 24’të në Superligë
Tashmë kanë përfunduar tri ndeshjet e ditës së sotme në superligën e Kosovës në futboll.
Këto takime i takuan xhiros së 24 në Superligë, shkruan Periskopi.
Malisheve ka bërë senzacion sot, pasi mposhti Ballkanin me rezultat të pastër.
Ishte një ndeshje në të cilën shkëlqyen futbollistët vendas, atje ku triumfuan me rezultat 2 me 0. Pefqeli dhe Pira shënuan për fitoren e madhe të skuadrës së drejtuar nga Arsim Thaqi.
Duhet cekur që futbollisti i Malishevës,Labinot Ibrahimi ka pësuar një lëndim të rëndë, duke e dërguar me urgjencë në spitalin e qytetit.
Prishtina më në fund ka gjetur fitoren. Kryeqytetasit triumfuan me rezultat 0 me 3 ndaj Feronikelit. John, Krasniqi dhe Sulley shënuan në këtë takim.
Ulpiana dhe Dukagjini i kanë ndarë pikët.
1 me 1 ishte rezultati përfundimtar i këtij takimi. Elton Basriu shënoi gabimisht në portën e tij, kurse Shala shënoi një gol të jashtëzakonshëm nga më shumë se 30 metra për Dukagjinin.
Kjo është renditja tabelare pas tri ndeshjeve të sotme.