Ndryshon lokacioni – Tani biletat po shiten te stadiumi ‘Fadil Vokrri’, krijohet tollovi e madhe
Ka ndryshuar lokacioni i shtijes së 1 mijë biletave të fundit për ndeshjen mes Ballkanit dhe Shkupit në kuadër të Conference League.
Sipas fotografive të siguruar, shihet se një numër i madh i qytetarëve janë duke pritur te rrethojat e stadiumit ‘Fadil Vokrri’ për t’u pajisur me biletë, shkruan Periskopi.
Madje nga qytetarët thuhet se nuk ka rend dhe se tollovi e madhe është krijuar në atë pjesë.
Ndeshja nis sonte me fillim nga ora 20:00, dhe Ballkani në ndeshjen e parë e ka mposhtur Shkupin me rezultatin final në 2:1./Periskopi/