Ndryshon lista e Anglisë për ndeshjet e marsit – Kush mbeti jashtë?

Ndryshon lista e Anglisë për ndeshjet e marsit – Kush mbeti jashtë?

Kombëtarja e Anglisë ka njoftuar për disa ndryshime të bëra në listën e futbollistëve të ftuar për ndeshjet e para kualifikuese për Kampionatin Evropian “Euro 2024”.

Nick Pope, Marcus Rashford dhe Mason Mount janë futbollistët që janë larguar nga lista shkaku i lëndimeve.

Përzgjedhësi Gareth Southgate e ka ftuar Frasen Forster në vend të Pope, teksa nuk ka përzgjedhur ndonjë zëvendësues për Rashford dhe Mount.

Anglia ndeshjen e parë do ta luajë në udhëtim kundër Italisë, më 23 mars, kurse pas tre ditësh e pret Ukrainën.

Përveç këtyre tri kombëtareve, në Grupin C janë edhe Maqedonia e Veriut e Malta.

Shpërndaje në: