Ndryshimi mes trupit të gruas dhe burrit: 8 fakte që duhet t’i dini

Ndryshimi mes trupit të gruas dhe burrit: 8 fakte që duhet t’i dini

Trupi i gruas, ndonëse mund të përshkruhet gjerësisht si i butë dhe delikat, ndodh të durojë edhe dhimbjet e paimagjinueshme të lindjes. Por kjo nuk është e gjitha. Ka shumë gjëra që nuk i dimë ende për trupin e grave.

1. Truri i gruas është i lidhur ndryshe

Sipas një studimi të paraqitur në revistën Proceedings of the National Academy of Science, ka një dallim konkret midis mënyrës së lidhjes së trurit mes grave dhe burrave. Duke analizuar hartat e lidhjes së trurit të burrave dhe grave, studiuesit zbuluan se ekziston një lidhje e fortë midis hemisferës së majtë dhe të djathtë në trurin e grave. Ndërkohë, tek burrat, kjo lidhje është më e fortë midis pjesës së pasme dhe të përparme të trurit të tyre. Kjo është arsyeja pse burrat janë më të mirë në koordim dhe perceptim, ndërsa gratë shkëlqejnë në fuqinë e kujtesës dhe aftësive shoqërore.

2. Gratë jetojnë më gjatë

Steven Austad, kryetar i Departamentit të Biologjisë në Universitetin e Albama-s, thotë se gratë shfaqin aftësi më të mira të mbijetesës në çdo fazë të jetës. Ndërkohë gratë jetojnë zakonisht më gjatë, pasi ndryshe nga burrat, kanë më pak gjasa të bien pre e sëmundjeve kardiovaskulare. Shkenca nuk e di ende arsyen konkrete se pse burrat preken më shumë nga këto sëmundje.

3. Gratë dhe burrat i shohin ngjyrat ndryshe

Kërkimet e bëra nga një profesor i Psikologjisë në kolegjin Brooklyn, vërtetuan përfundimisht se burrat dhe gratë i perceptojnë ngjyrat ndryshe. Sipas studimit, burrat kërkojnë një gjatësi vale më të gjatë për të parë të njëjtën hije apo nuancë që shohin gratë. Meqenëse gjatësitë e valëve më të gjata janë të lidhura me tone më të ngrohta, ngjyra portokalli p.sh. mund të duket më e kuqe për një burrë në krahasim me një grua.

4. Hormoni i dashurisë luan një rol më të rëndësishëm jetësor tek gratë

Hormoni i dashurisë, i njohur gjithashtu si oksitocina, nuk luan të njëjtin rol tek gratë si tek burrat. Në fakt, në vend që thjesht të krijojë një ndjenjë të mirë, oksitocina gjtihashtu luan një rol vendimtar në lidhjen prind-fëmijë. Për më tepër, ajo është përgjegjëse për kontraktimet e mitrës dhe pas lindjes ndihmon në tkurrjen e mitrës së gruas.

5. Struktura e trurit të gruas është ndryshe

Stuard Ritchie, nga Unversiteti i Edinburgh-ut, së bashku me ekipin e tij të akademikëve, kreu një studim për të parë nëse ka dallime të dukshme në përbërjen e trurit të grave dhe burrave. Sipas studimit të tij, kortekset e grave janë më të mëdha, ndërsa vëllimet e trurit të burrave janë shumë më të larta. Kortekset janë shtresa që mbulon trurin dhe janë përgjegjës për vetëdijen. Pra, duke marrë parasysh gjetjet, do të thotë që gratë kanë tendencë të performojnë më mirë në testet e IQ në krahasim me burrat.

6. Gratë dehen më shpejt

Kjo mund të mos jetë surprizë për shumë njerëz, por vlen të përmendet sërish. Toleranca ndaj alkoolit të trupit tuaj varet nga prodhimi i një enzime në stomak, i njohur si dehidrogjenaza e alkoolit. Kjo enzimë ndihmon në prishjen e alkoolit në trupi përpara se të transferohet në rrjedhën e gjakut. Sa më i vogël të jetë enzima në trupi, aq më shumë alkool do të ketë në rrjedhën e gjakut dhe aq më shpejt do të deheni. Një grup studiuesish zbuluan se trupave të grave u mungon kjo enzimë në krahasim me burrat, gjë që i bën ato të ndjehen të dehur më shpejt.

7. Gratë kanë dhimbje qafe më shpesh

Dr. Joseph Holtman dhe Dr. Meda Raghavendra (via Style Craze) bënë një studim të përbashkët dhe zbuluan se gratë kanë më shumë të ngjarë të marrin dhimbje në qafë në krahasim me burrat. Kjo për shkak se disku cervikal i një gruaje degjenerohet më shpejt në krahasim me atë të një burri. Në fakt, degjenerimi i këtij disku është një shkak kryesor i dhimbjes në qafë dhe shkakton simptoma të tilla si ngurtësi, mpirje, një ndjesi djegieje etj. Studimi përmendi gjithashtu se dhimbja në qafë mund të ndodhë më shpesh gjatë lëvizjes së kokës ose në këmbë.

8. Gratë kanë çrregullime të gjumit më shpesh

Studiues australianë kryen një studim mbi cilësinë e gjumit dhe zbuluan se gratë kishin shanse më të larta për të vuajtur nga çrregullime të gjumit në krahasim me burrat. Gratë kanë zakonisht edhe më shumë simptoma të përgjumjes.

Burimi: Style Craze

Shpërndaje në: