Ndryshimi i raportit të Auditimit, Hamiti: Korrigjim për ta pasqyruar qëndrimin e partisë-shtet në Kosovë
Anëtari i Kryesisë së LDK-së, Muhamet Hamiti, ka reaguar pasi Auditori i Përgjithshëm ka ndryshuar raportimin e Audimit në lidhje me shpenzimet në karburant nga Qeveria.
Ai ka bërë me dije se një gjë e tillë ka ndodhur për të pasqyruar qëndrimin e partisë në pushtet.
Në profilin e tij në “Facebook”, Hamiti ka ironizuar duke shkruar se “partia-shtet” ka gjithmonë të drejtë.
“Korrigjim oruellian për ta pasqyruar qëndrimin aktual të partisë-shtet në Kosovë. Edhe kur i ndërron fjalët dhe numrat, partia-shtet ka gjithmonë të drejtë! #KREJTdheDREJT”, ka shkruar Hamiti.