Ndryshimi i radhës do e bëjë Instagramin edhe më të ngjashëm me TikTok!
Instagram po përpiqet të imitojë një element tjetër të dizajnit të TikTok përmes “Stories” vertikale, raporton TechCrunch. Navigimi me rrëshqitje vertikale lart e poshtë do t’i bëjë InstaStory-t të duken më shumë si Reels, që është risia tjetër e ngjashme me TikTok, të cilën platforma e solli muaj më parë.
Story-t vertikale nuk po testohen aktualisht, konfirmoi Instagram për TechCrunch, por kodi për ndryshimin tashmë është në zhvillim e sipër.
#Instagram is working on Vertical Stories 👀
Swipe up and down to browse stories. pic.twitter.com/LDJje8l137— Alessandro Paluzzi (@alex193a) February 2, 2021
Së bashku me Reels, feed-in dhe tani edhe story-t vertikale, e gjithë mënyra e navigimit në Instagram (përveç IGTV) do kryhet në të njëjtën mënyrë: Duke rrëshkitur vertikalisht (scrolling).
Në një intervistë me kreun e Instagram, Adam Mosseri për podcast-in “Decoder”, ai tha se viti 2021 do jetë për arritjen praktike të synimeve të vitit paraardhës dhe thjeshtimin e përvojës për përdoruesit.
Kompania tashmë po teston ndryshimet, për të parë çfarë lloj përmbajtjeje (content) mund të shtohet në Stories, me ndryshimin e ri.