Ndryshimi i qëndrimeve, cilit Kurt t’i besohet për çmimin e rrymës?

Ndryshimi i qëndrimeve, cilit Kurt t’i besohet për çmimin e rrymës?

Pyetjes që ua bënte tjerëve, mbase përgjigjen do t’i duhet ta jap vet.

Një dilemë si kjo që shtronte si opozitar atëherë e aktualisht kryeministri në detyrë, tani po i drejtohet Albin Kurtit.

Numrin një të Lëvizjes Vetëvendosje, e shqetësonin fort rritjet e njëpasnjëshme të çmimit të rrymës.

Veç pyetjeve kur në duar nuk e pati pushtetin, Lëvizja Vetëvendosje, doli edhe në rrugë për të kundërshtuar shtrenjtimin e energjisë elektrike, raporton Klankosova.tv, transmeton Periskopi.

Rryma qe një nga shkaqet e protestës së plot para 10 vjetëve në prillin e 2015-ës.

Veçse kur hipi në karrigen e pushtetarit, i ndërroi koncepti e nga të larta çmimet ju duken përtokë.

Për këtë qe goxha i bindur ndër vite. Madje as në fushatë nuk ia ndau idesë se qytetarët njëmend po paguajnë pak.

Me Kurtin e moçëm po, e me të riun hiç nuk pajtohet në këtë temë presidentja, Vjosa Osmani, që në 4 vjet e mandatit të tij konstatoi se rritje jo që u bënë shpesh por edhe tejkaluan 100%-shin, çka shkaktoi dëme zinxhirore./Periskopi/

Shpërndaje në: