Ndryshimi drastik i këngëtares me 45 kg më pak: Si ia doli të humbasë peshën pas 3 lindjeve
Në një nga postimet e fundit, këngëtarja dhe aktorja, Jessica Simpson, duket më në formë se kurrë, teksa shfaqet në një kostum sportiv dhe me një pozicion të yoga-s.
“Duke filluar javën me një mendim luftëtari dhe bukurinë e perëndimit të diellit..”, shkroi ajo në Instagram.
40-vjeçarja, nëna e tre fëmijëve, tani duket kështu:
Që nga lindja e fëmijës së saj të tretë, Birdie Mae, në mars të vitit 2019, këngëtarja i është rikthyer rregullisht palestrës dhe në vetëm 6 muaj pas lindjes, ajo zbuloi se kishte humbur 45.3 kilogramë.
Në fillim të këtij viti, trajneri i saj, Harley Pasternak, zbuloi disa sekrete për humbjen e peshës së Simpson.
Sipas tij, ajo ka nisur të bëjë rregullisht 6000 hapa, fillimisht, e më pas deri në 14.000 hapa çdo ditë.
Ai gjithashtu këshilloi njerëzit të flenë mirë dhe të kenë një cikël të rregullt gjumi, të hanë mes-vakte të shëndetshme, si bajame dhe të konsumojnë tre vakte të mbushura me proteina çdo ditë. Sigurisht, edhe të vënë trupin në lëvizje me ushtrime.
Kur Simpson mbushi 40 vjeç gjatë verës, ajo festoi duke provuar një palë xhinse të vjetra, që i kishte prej 14 vitesh në garderobë. Ja si dukej:
Burimi: Today