Ndryshimi drastik i Afrim Muçiqit, tregon se ka humbur 22 kilogramë
Këngëtari i mirënjohur i skenës shqiptare, Afrim Muçiqi, vazhdon të mbetet një prej zërave më të pëlqyer.
Ndonëse ka kohë që nuk ka sjellë projekte të reja, ai po vazhdon të përflitet për gjëra të tjera në faqet rozë.
Dhe këtë herë, këngëtari shumë i dashur për publikun u përfol në masë të madhe për ndryshimin drastik që bëri në fizikun e tij.
I ftuar në intervistën më të shkurtër “60 sekonda” në Prive, Muçiqi tregon se ka humbur 22 kilogramë.
Se ka bërë transformim të madh në dukje kjo vërehet edhe në postimet që ndan me ndjekësit në rrjetet sociale.
Veç tjerash, Afrimi edhe vitin që lamë pas ishte goxha prezent në mbrëmje dhe ahengje të ndryshme familjare, duke mbetur akoma ndër të preferuarit e audiencës.