Ndryshe nga herat e kaluara, këtë vit Pecit i del rend me organizu Darkën e Lamës, Osmani s’i shkon
Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci, ka shtruar të hënën Darkën e Lamës, ku mes shumë njerëzve, i pranishëm ishte edhe kryeministri Albin Kurti.
Kurti, në fjalën e tij gjatë darkës, theksoi se ajo simbolizon unitetin dhe begatinë e kombit, përmes mesazhit të bashkimit rreth bukës dhe traditës.
Ai ka falënderuar fermerët për rritjen e prodhimit vendor dhe ka premtuar vazhdimin e mbështetjes për ta, duke theksuar se sukseset janë të përbashkëta.
Kryeministri ka shtuar se për bukën e sofrës, Kosova tani ka më shumë produkte vendore, me një rritje prej 50 për qind.
“Në sofrën e përbashkët të begatisë përçojmë mesazhin e unitetit, bukës dhe zemrës. Në këtë dolli të përbashkët falënderoj fermerët tanë për rritjen e prodhimit vendor. Ne do të vazhdojmë mbështetjen, sepse sukseset i kemi të përbashkëta. Sivjet kemi sipërfaqe më të madhe të tokës dhe rritjen e burimeve të produktit vendor janë rritur për 50 për qind; për tokat e mbjella, bukën e sofrës e gëzojmë vetëm me produkte vendore,”, ka thënë Kurti./EO