Ndriçimi i shqiptarit, tash prek qiellin e Bienales

Ndriçimi i shqiptarit, tash prek qiellin e Bienales

Është shqiptar nga komuna e Rahovecit, por ka kohë që jeton jashtë vendit të tij, fillimisht në Gjermani e më pas në Austri. Thuajse në secilën vepër të tij e gjenë nga një copë Kosove, ose copë tradite në to.

Për krejt këto, vetë Freitag ka një shpjegim, që nuk ngurron ta ndajë me lexuesit e gazetës Metro.

“Unë jam shpirtërisht shumë i lidhur me vendlindjen dhe si i tillë rrjedhin natyrshëm edhe pjesë e madhe në krijimtarinë time me motive nga vendlindja. Kam lindur në Kosovë dhe kam shijuar plotë 22 vite aty, derisa pata kaluar pastaj në Gjermani, me 1990. Pra, te unë gjithqka është formuar në vendlindje, dashuria ndaj njerëzve, ndaj bukurive natyrore, atdhedashurija”, shpjegon Freitag për gazetametro.net.

Talentin për pikturë e kishte zbuluar si fëmijë, ndërsa vëmendja erdhi kur “Rilindja për fëmijë” botoj një poezi, ku Freitag morri vendin e tretë në Kosovë.

Padyshim që kjo e kishte gëzuar shumë kur para derës tek shtëpia e tij, postieri I solli këtë lajmë. Aty kishte dhe një shpërblim.

“Sa i lumtur kam qenë kur ma solli postieri këtë lajm nga Prishtina në fshatin tim të vogël Pataqani i Poshtëm, që të marrë pjesë 2 javë në pushime verore në Budvë ku Kosova e ka pasur pushimoren për fëmijë atje, si dhe shpërblimin e maicës së bardhë me mbishkrimin ngjyrë kaltër RILINDJA në shpine. Në shkollë fillore orët e gjuhës shqipe dhe orët e vizatimit i kam pasur më të dashurat”, tregon tutje Freitag për gazetametro.net.

Ai vazhdoi rrugëtimin e tij por tashmë në një shtet tjetër.

Kur u shpërngul në Linz, aty edhe i lindi ideja që të nis studimet, madje në universitetin që kishte me afër. Freitag u regjistruar në drejtimin Nudo në Universitetin e Arteve në Linz.

Krejtë kjo ide i kishte rjedhur spontanisht, mbase siç thotë edhe vetë Freitag, ka banuar afër këtij universiteti. “Ishte një eksperiencë e bukur”, shprehet ai.

Freitag punën e tij e ka ekspozuar në vende të ndryshme të botës dhe njëra prej veprave të tij të njohura konsiderohet “Baresha”. Me këtë madje është prezantuar edhe në Bienalen e Veronës në Itali.

Freitag madje as vetë nuk mund ta shpjegojë se pse ‘Baresha’ vazhdon ta tërheq vëmendjen edhe sot.

“Në këtë pikturë kam pasur modele një franceze dhe kam punuar disa muaj, me ngjyra vaji në kanavace. Aktualisht është e ekspozuar në Ambasadën e Shqipërisë në Vjenë. Pjesëmarrja ime në Biennalen e parë të Veronës ka qenë gjëja më e bukur që më pat ndodhur atëkohë, njohje më kritike arti dhe artiste nga vise tjera të botës”, thotë Freitag për gazetametro.net.

Suksesët nuk u ndalën për Gazmendin. Ai, rrëfën ekskluzivisht për gazetametro.net se tash vonë është seleksionuar për të marrë pjesë në Bienalen e Austrisë, që do të mbahet në muajin shkurt të këtij viti.

“Pjesëmarrja ime në Biennale e Austrisë në Vjenë, që do të mbahet 13 – 19 shkurt 2017, është një justifikim i radhës në punën time. Do të prezantohem me dy piktura vaji. Njëra është me motiv nudo ndërsa tjetra një natyrë e qetë. Ekspozita ka karakter internacional, ku do të ketë të ftuar edhe ekspertë e koleksionere të artit pamor”, tregon Freitag./gazetametro.net

akt-mit-rotem-tuch-2011-60-x-60-cm-2-000-eur

tisch-2012-70-x-70-cm-2350-eur

Shpërndaje në: