Ndonëse nuk luajnë në Botërorin e Katarit – Salahun dhe Mahrezin do t’i shohim të angazhuar diku tjetër

Ndonëse nuk luajnë në Botërorin e Katarit – Salahun dhe Mahrezin do t’i shohim të angazhuar diku tjetër

Pavarësisht se ekipet e tyre nuk kanë arritur të kualifikohen në Kupën e Botës, egjiptiani Mohamed Salah dhe algjeriani Riyad Mahrez do të jenë në Kupën e Botës 2022, e cila fillon më 20 nëntor, në Katar.

Sipas portalit Stad Doha, një marrëveshje e realizuar mes lojtarëve dhe televizionit beIN Sports, i vendos ata në një panel komentuesish që do të ndjekë me detaje kompeticionin më të madh kombëtar.

Egjipti, i cili tashmë drejtohet nga portugez Rui Vitoria, nuk arriti të kualifikohej në Kupën e Botës pas humbjes në ‘play off’-in afrikan, ndaj Senegalit. Nga ana tjetër, Algjeria u eliminua nga kombëtarja e Kamerunit.

Shpërndaje në: