Ndodhë edhe kjo: Emri i Fadil Vokrrit në listën e votuesve për zgjedhjet në Shqipëri
Shqipëria sot voton për të ardhmen e katër viteve të ardhshme në zgjedhjet parlamentare.
Sidoqoftë, ajo që është vënë re sot se listat e votuesve nuk janë përmirësuar fare dhe kanë mbetur ato të vjetrat, shkruan Periskopi.
Në listën e një prej qendrave votuese të Tiranës është shfaqur edhe emri i legjendës kosovare të futbollit, Fadil Vokrri, i cili vdiq më 9 qershor të vitit 2018.
Vlen të theksohet se ish-kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës kishte poseduar edhe nënshtetësi shqiptare. /Periskopi.com/