Ndodh vetëm në Kosovë: Njofton transferimin e basketbollistit, më pas anulohet

Periskopi.com Sporti

Njëra nga çuditë më të mëdha ka ndodhur në Kosovë, më saktësisht në basketboll. 

KB Trepça ka filluar këndelljen për gjysmë sezonin vijues, derisa ka njoftuar se ka nënshkruar me amerikanin Taj Spencer , përcjell Periskopi.

Tifozëria ‘Torcida’ e mirëpriti transferimin e tij, duke ditur se qëllimi i ekipit mitrovicas është futja në top-katërshe.

Megjithatë, nuk ka më shumë se 24 orë që Trepça ka njoftuar se ka anuluar gjithçka për transferimin e tij.

Krejt kjo për shkak se basketbollisti fillimisht i tha ‘po’ e më pas ndryshoi mendje dhe vendosi të vazhdonte në Australi.

Përpos kësaj gafe, në faqen zyrtare të Trepçës vërehen gabimet e dukshme drejtshkrimore. /Periskopi

Shpërndaje në: